Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Mos ta mbivlerësojmë Italinë”, kapiteni i Shqipërisë: I njohim mirë kundërshtarët!

Berat Gjimshiti është gati të udhëheqë Shqipqrinë në rolin e kapitenit këtë Europian. Kuqezinjtë, edhe pse në një grup tejet të vështirë ku do të përballen me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, sërish besojnë se mund të bëjnë mrekullinë.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, Gjimshiti theksoi se kuqezinjtë e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian. Mbrojtësi që aktivizohet me Atalantën u shpreh se Shqipëria e respekton Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojë.

Lexo edhe:

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...