Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Moses mbërrin në Milano, Interi bën ofertën zyrtare edhe për Eriksen

Pasi dështoi shkëmbimi mes Politanos dhe Spinnazzolës, Interi ka arritur të gjejë një tjetër futbollistë anësor dhe bëhet fjalë për nigerianin Victor Moses, i cili është stërvitur nga Antonio Conte edhe te skuadra e Chelseat.

Futbollisti 29-vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Milano dhe sot pritet të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë një kontratë 6-mujore me Interin, që po e merr në huazim nga Chelsea dhe ka ruajtur të drejtën e blerjes përfundimtare në verë.

Victor Moses ishte në huazim te turqit e Fenerbahces, por pas marrëveshjes mes Chelseat dhe Interit, ka lënë Stambollin për t’iu bashkuar Contes në Milano dhe për të provuar triumfin në kampionat, ashtu siç bënë tre sezone më parë në Angli.

Ndërkohë vijon ende puna për mesfushorin Christian Eriksen, teksa vetë Drejtori Sportiv zikaltër Piero Ausilio deklaroi dje në një intervistë për mediat italiane se Interi ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare për të marrë danezin nga Tottenham.

“Po flasim për një mesfushor të një niveli mjaft të lartë, që ndiqet nga shumë klube të ndryshme europiane, megjithatë ne kemi bërë ofertën tonë zyrtare te Tottenham dhe presim përgjigjen prej tyre”, deklaroi Ausilio.

Mediat në Itali pretendojnë se Interi ka ofruar 18 milionë euro për kartonin e danezit, ndërsa gjasat janë që numri një i Tottenhamit, Daniel Levy të pranojë ofertën, për të mos e humbur fantazistin me parametra zero në verë.

Ndërkohë zikaltrit kanë arritur edhe një akord paraprak me sulmuesin francez të Chelseat, Olivier Giroud, por ardhja e këtij të fundit në Milano lidhet ngushtë me të ardhmen e Politanos, pasi nëse ky i fundit mbetet te Interi, atëherë nuk ka vend për kampionin e botës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...