Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mosha për Ribery është thjesht numër: Dua t’u jap më shumë njerëzve, jam pak i çmendur

Franck Ribery rreth një muaj më parë mbushi 39-vjeç, por duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Francezi i Salernitanës, duhet të bëjë një sforcim të fundit për të shpëtuar skuadrën italiane nga rënia në Serinë B, më pas do të vendosë se çfarë do të bëjë me karrierën e tij, por sigurisht nuk e mendon të varë këpucët në gozhdë.

 “Tani nuk e mendoj akoma tërheqjen sepse dua të luaj përsëri, pastaj për vitin e ardhshëm do të shohim. Por nëse ende mundem t’u jap diçka njerëzve, dua ta bëj. Më pëlqen të jem pranë lojtarëve, siç kam bërë 5-6 vitet e fundit”.

Sezoni 2021/2022 sigurisht që nuk ishte më i miri për të, por nuk ka përfunduar ende. Qëllimi në fushë është gjithmonë i njëjtë:

“Gjithmonë më thonë se duhet të godas më shumë, por më pëlqen të asistoj, ta shoh partnerin tim të lumtur. Ndoshta jam pak i çmendur”.

I lindur në vitin 1983, Ribery ka arritur një moshë për të qenë shembull për më të rinjtë:

“Kam një vëlla të vogël që quhet Alaba. Në fillim ai pa orën dhe makinën e madhe, por e bëra të kuptojë se më parë duhet të bësh shumë sakrifica dhe nuk duhet të mendosh për këtë. Kur isha fëmijë, ishte e vështirë, por sot të rinjtë kanë gjithçka”.

Kontrata vjetore e Ribery-t do të përfundojë më 30 qershor. A do të vazhdojë në Salerno? Për momentin, vështirë të thuhet. Për të janë shumë alternative në horizont, por një gjë është praktikisht e sigurt: para moshës 40-vjeçare nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...