Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mosha për të është numër, ish-i i Realit dhe Milanit zyrtarizohet te Rayo Vallecano

Më 30 nëntor do të bëhet 41 vjeç, por Diego Lopez duket se nuk i intereson shumë mosha, për të është vetëm një numër. Pas gjashtë sezonesh tek Espanyoli, “gardiani” i datëlindjes 1981 po përgatitet për një eksperiencë të re në La Liga. Ai ka nënshkruar për një sezon të vetëm me Rayo Vallecanon, skuadër që mund të përfshijë edhe Radamel Falcaon në radhët e saj.

Diego Lopez është gjithashtu i njohur për tifozët e Milanit për kontributin e tij te kuqezinjtë nga viti 2014 deri në vitin 2016. Gjatë sezonit të dytë në Serinë A ai e humbi vendin e titullarit për shkak të 16-vjeçarit të atëhershëm, Gianluigi Donnarumma.

Pas Diego Lopezit në Spanjë, një tjetër 40-vjeçar mund të jetë edhe më aktiv se kurrë: Pepe Reina është në fakt afër rikthimit te Villarreali, pasi i tha lamtumirë Italisë dhe Lazios.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...