Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mosha thjesht një numër, Benzema arrin marrëveshjen për rinovimin e kontratës

Karim Benzema, një nga sulmuesit më të mirë në botë i cili së shpejti pritet të kurorëzohet edhe me çmimin prestigjoz të Topit të Artë, do të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid. Francezi, i cili është protagonist absolut i klubit spanjoll që prej largimi të Cristiano Ronaldos, do të zgjasë kontratën e tij deri në verën e vitit 2024, pasi aktualja përfundon në fundin e sezonit.

Marrëveshja në parim është arritur midis drejtuesve dhe vetë Benzema e ka shprehur haptazi synimin e tij për të luajtur përsëri në nivel të larta. 34-vjeçari shkëlqeu në sezonin 2021-2022, i cili ishte më miri për të në aspektin personal me “kampionët e Europës” pasi vetëm në La Liga Benzema shënoi 27 gola dhe asistoi 12 herë.

Gjithashtu francezi ishte protagonisti absolut për Real Madrid në fitimin e Champions League, ku edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Benzema udhëhoqi listën e golashënuesve me 15 realizime.

Sulmuesi është pjesë e “madrilenëve” që prej vitit 2009, ku Benzema u largua nga Lyon për të bërë hapin e madh në karrierë. Falë super formës që ai po kalon në vitet e fundit, trajneri i kombëtares franceze vendosi ta grumbullojë sërish dhe për të “Katar 2022” mund të jetë botërori i fundit, pasi mosha nuk premton më për sulmuesin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...