MotoGP

Motegi, fitore e cmendur e Doviziosos në finish

Triumf i cmendur i Andrea Doviziosos në Cmimin e Madh të Japonisë. Piloti italian i Ducatit, mposhti në sprintin final Marc Marquezin, pas një gare emocionuese me parakalime të shumta, ku të dy protagonistët dhuruan spektakël, duke ndarë dy vendet e para. Në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Petrucci, ndërsa Iannone zhvilloi një garë të mirë, duke marrë vendin e katërt. Më pas renditen me radhë Rins, Lorenzo, Esparagaro, Zarco, me 10-shen më më të mirë që plotësohet nga Vinales dhe Baz.

Edhe pse në fazat e para të garës kryesoi Petrucci, e gjithë vëmendja ishte te dueli Dovizioso – Marquez. Në xhiron e 19-të ishte italiani që parakaloi spanjollin, por dy xhiro më pas Marquez rifitoi pozicionin e tij. Në kthesën e parafundit të cirkuitit, Dovizioso e parakalon sërish rivalin e tij, me Marquezin që nuk arrin ta kontrollojë si duhet trajektoren, duke e kaluar vijën e finishit i dyti. Kur kanë mbetur edhe tre cmime të mëdha nga fundi, Andrea Dovizioso e sheh veten vetëm 11 pikë larg Marquezit, ndërsa Vinales mbetet i shkëputur në vendin e tretë me 30 pikë më pak se Dovizioso.

Në Motegi Valentino Rossi nuk mundi ta përfundonte garën, duke u tërhequr që në xhiron e 6-të.

To Top