Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Moto GP / Marquez fiton garën sprint, lë pas dyshen e titullit

Alex Marquez dhuroi një nga performanat më të mira të karrierës së tij në Botwrorin e motorëve. Spanjolli fitoi garën Sprint në Çmimin e Madh të Malajzisë. Ky është suksesi i dytë pas atij në Silverstone që piloti arrin në mini-garat e së shtunës. Alex Marquez, që është edhe vëllai i vogël i Marc, ishte fantastik që në xhirot e para në pistën e Sepang, duke bërë disa manovra të shkëlqyera dhe mbyllur garën në shifra impresionuese.

27-vjeçari la pas në renditje dyshen që po garon për titullin kampion Jorge Martin dhe Francesco Bagnaia. Ky i fundit e nisi nga pole position garën Sprint, ku kryesoi deri në mesin e saj. Ndërkohë piloti tjetër i Ducatit, Enea Bastianini u rendit në vendin e katërt ndërsa Brand Binder i RedBull Factory u rendit i pesti.

Lexo edhe: 

Alex Marquez ishte shumë i lumtur pas kësaj gare, teksa nuk harroi pa përmendur edhe sfidën e së dielës:

Jam shumë i lumtur, synimi im ishte të fitoja Garën Sprint. Pista e Sepang mund të jetë një mundësi e mirë për mua për të demonstruar akoma më shumë nga vetja.”-deklaroi Marquez.

Më tej, piloti foli edhe për rikthimin nga dëmtimi që pësoi në pistën e Indisë. Prej asaj pauze, spanjolli ka dhuruar paraqitje shumë të mira për skuadrën e tij.

Në garat e fundit kemi vuajtur, por kemi bërë gjithçka shumë mirë. Jam krenar për këto rezultate. M’u desh pak kohë të rimerrja veten nga dëmtimi, por tani ndihem shumë mirë dhe i gatshëm në çdo moment.”-mbylli fjalën e tij Alex Marquez.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...