Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

MotoGP, kryevepër e Doviziosos në Austri

Andrea Dovizioso triumfoi në Çmimin e Madh të Austrisë dhe regjistron suksesin e tretë sezonal në MotoGP. Piloti i Ducatit e mbylli i pari garën në Spielberg, pas një dueli të jashtëzakonshëm me Marc Marquez, i cili u dorëzua përballë italianit vetëm në kthesën e fundit. Një betejë e cila hyn me të drejtë në historinë e kategorisë “Mbretëreshë”, pasi i la të gjithë tifozët në ankth deri në momentin kur motorët kaluan në finish.

Një provë force ajo e çiftit italianë Ducati-Dovizioso, me pilotin që ngjitet në kuotën e tre fitoreve, aq sa ka edhe Marquez, ndërsa tashmë ka vetëm 16 pikë diferencë nga lideri i botërorit. Në vendin e tretë të podiumit u pozocionua motori tjetër Honda i Dani Pedrosa, ndërsa Lorenzo e mbylli i katërti. jo në nivelet e pritura Maverick Vinales dhe Valentino Rossi me Yamaha, të cilët u renditën në vendet gjashtë dhe shtatë.

Pas spektaklit në Austri, botërori i MotoGP konfirmoi se mbetet i hapur dhe mbi të gjitha spektakolar, me takimin e radhës emocionues që do të jetë në pistën e Silverstone.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...