Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Motra e Cristianos fyen trajnerin Ten Hag: Njerëzit e ligj po e gozhdojnë në kryq

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, sulmon sërish trajnerin e Mancheter United, Erik Ten Hag, për trajtimin që holandezi pi I bën vëllait të saj. Katia ka bërë një krahasim të pazakontë për të treguar përbuzjen që pëson Cristiano.

Motra e portugezit ka krahasuar situatën që po përjeton “ylli” portugez me kryqëzimin e Jezusit, diçka që ka habitur shumë ndjekësit e saj:

“Askush që ka lindur për të shkëlqyer nga duart e Zotit nuk do të zhbëhet nga dikush që nuk i ka veshur kurrë këpucët e tij. Ai është dhe do të jetë vetë historia”, shkroi Katia në Instagram.

“Ekziston një varg në Bibël që thotë: “Ky njeri ju është dorëzuar me një plan të Perëndisë dhe ju, me ndihmën e njerëzve të ligj, e vrisni duke e gozhduar në kryq”, përfundoi motra e Cristianos.

Cristiano u dënua nga klubi pasi u largua nga stadiumi para se të përfundonte sfida ndaj Tottenhamit, në “Old Trafford”, të mërkurën e kaluar.

Portugezi mbeti jashtë skuadrës për ndeshjen me Chelsea-n (1-1) dhe duket se koha e tij te “Djajtë e Kuq” ka marrë fund. Të paktën për aq kohë sa Ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës së njohur angleze.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...