Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Motra e Ronaldos në krah të vëllait: Portugezët “pështyjnë në pjatën që ushqehen”!

Nga Manchester United tek Portugalia. Ky sezon ka shfaqur një tjetër version të Cristiano Ronaldos, një version të cilët fansat e sportit më popullor në botë nuk janë mësuar ta shohin nga portugezi. CR7, nuk bindi edhe në ndeshjet me kombëtaren e Portugalisë, sidomos në sfidën e humbur nga luzitanët përballë Spanjës.

Të shumta janë kritikat mbi shpinën e sulmuesit ndërsa një pjesë e madhe i sugjeron të tërhiqet për shkak të moshës 37-vjeçare. Megjithatë, në krah të CR7 është motra e tij, Katia Aveiro e cila sulmon ashpër bashkëkombasit e saj që kritikojnë të vëllanë.

“Ronaldo është i qetë sepse gjithnjë në krahun e tij do të ketë familjen dhe ata që e duan. Pavarësisht gjithçkaje, njerëzit që e vlerësojnë do të jenë aty për Ronaldon. Portugezët janë mësuar që të “pështyjnë në pjatën që ushqehen”, dhe mua nuk më surprizojnë kritikat e tyre.

Kjo është arsyeja pse kur dikush ngrihet nga zero dhe prek majën më të lartë, apo ndryshon mentalitetin, ata shqetësohen dhe nuk e pranojnë. Unë do të jem gjithmonë përkrah teje, Mbreti im”, përfundon reagimin e saj Katia.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...