Kënaqësi e dyfishtë për tifozët e Romës.Transferimi i talentit çek Patrick Schick nga Sampdoria te Roma ka gëzuar pamasë fansat e skuadrës verdhekuqe, sepse tifozët e Romës përveç se do të kenë mundësi të shijojnë klasin e Schick në fushën e lojës do të shohin nga afër edhe hiret e modelës dhe yllit të Instagramit, Kristyna Schickova.
Motra e sulmuesit së shpejti do të transferohet drejt kryeqytetit Italian, sic ka bërë të ditur vetë modelja dhe në këtë mënyrë fansat e Romës mund të shijojnë bukurinë dhe linjat e saj perfekte në shkallët e stadiumit Olimpico por edhe në rrugët dhe pasarelat e qytetit.
