Conference League

Mou batutë me gazetarin shqiptar: Kujtova se po flisje shqip, Kumbulla ka shumë potencial

Jose Mourinho po prek edhe tema të tjera në prononcimin për mediet përpara finales ndaj Feyenoord. “Jam i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”, deklaroi trajneri portugez i Romës, i cili u ndal edhe te Marash Kumbulla, teksa nuk mungoi batuta e tij.

Një trajner i cili ka disa ndjenja të caktuara, por ka raste kur diskutoj me disa njerëz që kanë një farë supersticioni. Ndoshta 50 mijë tifozë do të ndjekin finalen nga ekranet e qytetit. Tifozët mund të zgjedhin se me cilën fanellë do të luajmë nesër. Nuk jam supersticioz në asnjë mënyrë.

Nëse do fitoj nesër? Nuk dua të flas me nëse, le të shohim. Kumbulla më ka lënduar dhe bëja shaka, pasi mes të gjithë lojtarëve atij do ia bëja të fundit. Ai është një djalë shumë i mirë, do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, 100%. Ai ka potencial për t’u bërë një lojtar edhe më i mirë.

Para pesë vitesh në një finale ndaj një ekipi holandez? Nuk është e vërtetë se ekipet holandeze nuk kanë fituar finale. Ajax ka fituar Champions League, Feyenoord ka fituar Kupën UEFA, ju keni një histori të mrekullueshme.

Përshtypjet nga Tirana dhe si mund të fitohet finalja? Flasim në anglisht? Kujtova se po flisje shqip… Është fillimi, pastaj maturia, pastaj stabiliteti. Ti mendon më shumë për njerëzit dhe më pak për veten.

Mund të ndihmoj ekipin nesër, nuk besoj në momente magjike. Pas një punë prej më shumë se 300 e ca ditësh, tani është momenti i skuadrës. Skuadra do të luajë ndeshjen. Je një skuadër e mirë kur fsheh problemet e vogla që i kanë të gjithë.

Tirana? Hera e parë që jam këtu. Është një nga vendet e vetme që nuk kam vizituar. Është shumë mirë të jem këtu. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur ndaj Vitesses, qëndruam në aeroportin e Eindhoven për dy orë. Nuk e di pse, patëm shumë kontrolle, disa nga njerëzit tanë u trajtuan si kriminelë.

Këtu është gjithçka bukur, stadiumi është i bukur. UEFA mund të kritikohet se stadiumi duhet të kishte 60 mijë vende, por ata nuk mund të kritikohen që e sjellin futbollin në çdo vend. Ndihem mirë dhe i lumtur që do të luaj një finale shqiptare”, theksoi trajneri i famshëm.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency