Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mou: Po krijojmë diçka speciale, në Tiranë fitojmë edhe për tifozët

Roma nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Venezias në një stadium të mbushur plot e përplot me tifozë verdhekuq, të cilët në fund festuan bashkë me skuadrën, duke qenë se ishte ndeshja e fundit në shtëpi.

Trajneri Jose Mourinho nuk ngurroi të falënderojë tifozët verdhekuq dhe në të njëjtën kohë edhe lojtarët, që sipas tij, dhanë maksimumin ndaj Venezias.

“Sot skuadra dha gjithçka në fushë, pavarësisht se nuk fituam. Është e pamundur që të hyj në dhomat e zhveshjes dhe të gjej një vërejtje për ndonjërin prej djemve. Dua të falënderoj tifozët, që e mbushën stadiumin në një mënyrë që e kanë zili edhe ekipet që shpallen kampionë. Ndoshta po krijojmë vërtetë diçka speciale, që na ndjekin kaq shumë”, tha portugezi.

Sfida e radhës e Romës do të jetë ndaj Torinos në transfertë dhe më pas finalja e madhe e Tiranës, të cilën Mourinho dëshiron ta fitojë me çdo kusht.

“Në Tiranë duam të fitojmë për vete, por mbi të gjitha për këtë tifozeri të mrekullueshme. Kemi një ndeshje tjetër më parë, ku do të kërkojmë tre pikët dhe vetëm të shtunën do të nisim planifikimin e finales. Duam ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë dhe të konfirmojmë rritjen e skuadrës në aspektin e profesionalizmit”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...