Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mou vijon të qëndrojë në hotel ,Manchester paguan faturën e “kripur”

Që prej periudhës kur u transferua në Manchester dhe u ul në stolin e Unitedit, Jose Mourinho vijon të banojë në një suitë hoteli, duke dërguar një faturë “të kripur” te klubi anglez.

As rinovimi i kontratës me “Djajtë e kuq” deri në vitin 2020 nuk e ka bindur Mourinhon që të gjejë një shtëpi për të jetuar në Manchester, ndërsa familja e tij vijon të banojë në Londër.

Mediat angleze raportojnë se Mou ka zgjedhur një suitë në hotel “Lowry”, e cila sipas çmimeve referenciale kushton rreth 684 euro në ditë, gjithmonë nëse ndaj portugezit nuk është aplikuar ndonjë skonto.

Vlen të theksohet se Mourinho banon në suitën e këtij hoteli prej 825 ditësh tashmë dhe në bazë të llogaritjeve, përveç një page të majme, klubi i Manchesterit ka paguar rreth 564 300 euro për strehimin e trajnerit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...