Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourihno ka më në fund mbrojtësin e djathtë, shuma që përfiton Lille

Mbyllen mes sukses bisedimet e tejzgjatura gjatë gjithë muajit qershor për afrimin e mbrojtësit anësor turk. Tashmë Roma e ka bërë zyrtare blerjen e Mehmet Zeki Celik, që sezonin e fundit e mbylli në radhët e Lilles në kampionatin francez. Verdhekuqtë njoftuan në Twitter blerjen e futbollistit 25-vjeçar.

Celik mbërrin në Trigoria kundrejt një pagese prej 7 milionë eurosh plus 15% të të vlerës në rast rishitjeje nga Roma.

“Për mua është nder të luaj për një klub kaq të rëndësishëm: kam ambicie të mëdha dhe dua të kontribuoj në suksesin e ekipit. Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar, nuk dorëzohem kurrë dhe gjithmonë do të më shihni duke luftuar”, – ishin fjalët e para të turkut Çelik si lojtar verdhekuq.

Zeki Celik e filloi karrierën te Bursaspori, në Turqi, më pas e vazhdoi te Karacabeyspor dhe Istanbulspor, përpara se të blihej nga Lille në vitin 2018. Me fanellën e klubit francez ai fitoi Ligue 1 në vitin 2021. Deri tani numëron 32 paraqitje me kombëtaren turke, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Kampionatin e fundit Evropian.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...