Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mourinho, Allegri apo Raul? Ja cilin zgjedhin tifozët e Realit për stolin

Rezultatet jo fort premtuese në ndeshjet e para të La Ligas e sidomos disfata 3-0 ndaj PSG-së në Champions, i kanë lëkundur pozitat e trajnerit Zinedine Zidane në krye të Real Madridit. Për këtë arsye kanë nisur të përmendet emra si alternativa për zëvendësimin e francezit. Lista me kandidatët e mundshëm nuk është e gjatë e në raste të tilla, kur presidenti Perez ka vendosur ta shkarkojë trajnerin, ose ka hedhur sytë nga Castilla, ose ka afruar një teknik që nuk ka qenë i impenjuar.

Mundësitë më të mirë në këtë periudhë janë Raúl, që drejton Castillan, si dhe Mourinho dhe Allegri, dy nga trajnerët dhe CV-të më prestigjioze që janë pa ekip.

Morinho është kandidati kryesor dhe ishte një hap larg vitin e kaluar. Trajneri Portugez është ende pa ekip dhe rikthimi i tij do të ishte një goditje e madhe për Madridin. Porugezi e njeh shumë mirë ambientin dhe falë autoritetit të tij mund të jetë i duhuri për të vijuar me revolucionin në skuadër.

Ish-trajneri i Juves. Massimiliano Allegri, ka qenë objektiv i presidentit Perez në vitin 2018. Pas largimit të Zidane në maj 2018, Allegri, së bashku me Conten dhe Pochettinon, ishte një nga kandidatët kryesorë për stolin e skuadrës “merengues”, pozicion që iu besua Lopeteguit në atë kohë. Italiani u njoh me interesin e Realit, por në atë kohë qëllimi i tij ishte të përmbushte kontratën me Juventus.

Raúl,  kapiteni mitik i “Los Blancos”, i ngjan formulës “Zidane”. Ndryshimi brenda shtëpisë është opsioni që Madridi e përdori për të zëvendësuar Benítezin dhe doli të ishte një sukses, me Zidane që vinte nga Castilla. Perez e përsëriti me Solarin vitin e kaluar dhe tani me Raul mund ta tentojë përsëri.

Përtej gjykimit të presidentit Perez, ka dhe një preferencë nga ana e tifozëve. Nga sondazhi i organizuar nga “Marca”, 45% të votuesve preferojnë Mourinhon, 22% Raul Gonzalesin dhe 21% Allegrin. Përqindja e mbetur (12%) dëshiron një trajner tjetër.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...