Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini dhe 20 personalitete të tjerë, UEFA mbledh Bordin e Futbollit

Mourinho, Ancelotti, Zidane, Maldini, këta janë vetëm disa nga yjet e futbollit që do të jenë në Bordin e ri të Futbollit i cili do të mblidhet për herë të parë më 24 prill nga UEFA.

Është një organ konsultativ, i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e fundit në Lisbonë në fillim të muajit. Qëllimi është të jepet një zë institucional, por i pavarur për çështjet kyçe që lidhen me futbollin, duke përfshirë rregullat e reja të lojës, arbitrimin, orarin e ndeshjeve, zhvillimin e ekipeve elitare të të rinjve dhe shëndetin e lojtarëve.

Lexo edhe: 

Një skuadër e ish-yjeve të futbollit dhe trajnerëve elitarë do të mblidhen në shtëpinë evropiane të futbollit të hënën më 24 prill për takimin inaugurues të Bordit të Futbollit të UEFA-s, në Nyon të Zvicrës.

Anëtarët e bordit u zgjodhën në bazë të përvojës, rezultateve me klubet dhe ekipet kombëtare dhe reputacionin e tyre.

Bie në sy prania e ish-lojtarit të Realit, Gareth Bale, i cili lajmëroi tërheqjen e tij pas Botërorit të Katarit, gjithsej 24 personalitete të futbollit përbëjnë këtë trup të ri.

Drejtori teknik i UEFA-s, Zvonimir Boban, do të kryesojë mbledhjen e mbështetur nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s Giorgio Marchetti dhe shefi i arbitrave Roberto Rosetti.

Axhenda e takimit të parë përfshin diskutime mbi çështje që lidhen me arbitrimin, VAR-in dhe sjelljen e lojtarëve, si dhe çështjet e konkurrencës dhe shëndetin e lojtarëve.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...