Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Mourinho bën gjestin unik: Dinamo e meritoi kualifikimin!

Dinamo Zagreb ishte surpriza e madhe e raundit të 1/8-ave të Europa League. Skuadra kroate arriti një kualifikim historik për në fazën çerekfinale të Europa League duke nxjerrë jashtë kompeticionin Tottenham-in e Jose Mourinhos një prej skuadrave favorite për të fituar trofeun në këtë edicion. Pa trajnerin Zoran Mamic i cili u arrestua pak ditë më parë dhe ndihmësin e tij në stol Damir Krznar, Dinamo përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë duke fituar 3-0 pas kohës shtesë në takimin e kthimit në Maksimir përballë Spurs-ave për meritë edhe të Orsic autor i një tregolëshi. Në fund të ndeshjes Jose Mourinho pavarsisht eliminiminit u tregua edhe njëherë tjetër special duke shkuar në dhomat e zhveshjes për të uruar kundërshtarët për kualifikimin, një gjest ky i portugezit që u vlerësua nga i gjithë shtypi sportiv. Në analizën që i bëri sfidës Mourinho nënvizoi se Dinamo e Zagrebit e meritoi kualifikimin.

“Në 90 minutat e para dhe në kohën e parë shtesë ata ishin një ekip që dhanë maksimumin në fushë, ndërsa minutat e fundit të kohës së dytë shtesë ne bëmë diçka më mirë. Ata lanë djersën, energjinë dhe gjakun e tyre.Në fund lanë edhe lot lumturie. Patjetër që duhet t’i lavdëroj ata”, theksoi portugezi.

Nuk munguan as fjalët negative të Mourinhos për skuadrën e tij, me Special One që theksoi se futbollistët e Tottenham e morën lehtë ndeshjen duke nënvlerësuar kundërshtarin.

“Ekipi im dukej se po luante një ndeshje jo të rëndësishme. Nëse për ndonjërin prej tyre nuk është, atëherë është për mua.Për çdo tifoz të Tottenham, çdo ndeshje ka rëndësi. Të them që ndihem i trishtuar nuk mjafton. Më vjen keq që skudra ime nuk fitoi, por ata e merituan.Futbolli nuk ka të bëjë me lojtarë që mendojnë se kanë më shumë cilësi se të tjerët. Baza tashmë është tek qëndrimi dhe bashkëpunimi në grup.Ata na mposhtën për këtë. Ne e kuptuam se ishim në rrezik kur pësuam golin e dytë, por ishte vonë për ne”, përfundon Mourinho

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...