Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho citon Ciceronin, dhuron spektakël në rrjetet sociale

Mourinho citon Ciceronin, dhuron spektakël në rrjetet sociale
Mourinho citon Ciceronin, dhuron spektakël në rrjetet sociale

Roma nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 ndaj Fiorentinës, në një ndeshje që e mbylli me 9 futbollistë, pas kartonëve të kuq të marrë nga Zalewski dhe Lukaku, teksa Jose Mourinho zgjodhi të heshtë pas takimit.

Megjithatë reagimi i portugezit erdhi një ditë më vonë në rrjetet sociale, ku postoi katër foto nga ndeshja dhe nga një dedikim për secilën prej tyre.

“Vëllezërit, janë gjithmonë vëllezër”, shkruante portugezi në foton e parë, ku takohej me argjentinasin Nicolas Burdiso, aktualisht drejtues te Fiorentina, por dikur pjesë e Interit që drejtohej nga Mourinho.

Fotoja e dytë ishte mesazhi i tifozerisë së Romës për portugezin, teksa Mourinho nuk ngurroi t’i falënderojë tre herë dhe të vendosë një sërë zemrash verdhekuqe.

Lexo edhe:

Fotoja e tretë ishte një ndërhyrje me takë e Kayode ndaj Zalewskit, të cilën Mourinho kishte zgjedhur ta komentojë me një shprehje të Ciceronit. “Heshtja është një nga artet më të mëdha të bisedës”, shkruante Mourinho, duke mos komentuar më tej ndërhyrjen.

Fotoja e katërt dhe e fundit ishte përzgjedhur për të bërë edhe pak humor. Në fakt ishte fotoja e djalit që kap topat, i cili në fund u përdor nga portugezi për të dërguar një letër te portieri Rui Patricio. “Ky këtu jam unë para 50 vitesh”, shkruante portugezi në diciturën e asaj fotoje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...