Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho-Conte shmangin polemikat para Man.United-Chelsea

Nuk ka fishekzjarre apo shkëndija të veçanta në konferencat e shtypit para Manchester United- Chelsea, por as edhe një shtrëngim dore mes Jose Mourinhos dhe Antonio Contes. Në muajin janar të dy trajnerët u përfshinë në një shkëmbim polemikash e akuzash të forta, por tani para sfidës së kësaj të diele në Old Trafford, trajnerët e të dyja skuadrave zgjodhën linjën e butë. I pari që u shpreh ishte Mourinho.

” Nuk dua të flas për këtë histori, skam ndër mend të them asgjë. Nuk është kjo çështja. Chelsea ka një trajner të shkëlqyer, një skuadër fantastike, dhe kjo është ajo që vlen për mua. Edhe me drejtuesit kam raporte të shkëlqyera, e po ashtu edhe me pjesën më të madhe të lojtarëve. Për sa i përket së kaluarës. tanimë u bënë dy vjen që nga lamtumira ime ndaj Chelseat dhe koha që kalon largon tensionin, por kujtimet e mira mbeten”.

Antonio Conte nga ana e tij, ishte disi më lakonik në komentet që dha që nga salla e konferencave në qendrën tenike të Cobham.

“Ajo që ka ndodhur i përket së kaluarës, ne të dy e kemi thënë fjalën tonë, dhe tani nuk jam i interesuar të them ndonjë gjë tjetër për këtë cështje. Shtrëngimi i duarve me Mourinho-n?. Nuk është diçka që më intereson”

Vlen të kujtohet se pas akuzave të forta që shkëmbyen në janar, atë kohë Conte premtoi se do të kishte një sqarim ballë për ballë në Old Trafford mes tij dhe Mourinhos për tja thënë gjërat në sy njëri tjetrit. Mbetet për tu parë nëse dicka e tillë do të ndodhë, apo ajo që do të fitojë do të jetë diplomacia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...