Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho: Derbi special, por vlen vetëm 3 pikë

Edhe Jose Mourinho ka komentuar situatën e skuadrës së tij, në prag të derbit të Manchesterit. Portugezi vlerësoi gjendjen e ekipit dhe përmirësimin në krahasim me një vit më parë, por evidentoi të njëjtën gjë edhe te kundërshtarët.

“Jemi stërvitur mirë dhe futbollistët janë të gatshëm të përballojnë derbin. Në krahasim me vitin e kaluar, jemi përmirësuar ndjeshëm, por e njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarët tanë”, tha Mourinho.

Portugezi vlerësoi derbin e qytetit, si një nga takimet më të rëndësishme, por theksoi se edhe kjo ndeshje vlen vetëm 3 pikë, si të tjerat.

“Derbi është gjithmonë një ndeshje special dhe ne duam ta fitojmë, pasi e luajmë në shtëpinë tonë. Ky takim i ka të 3 rezultatet brenda, por pavarësisht rëndësisë, në fund të fundit, vlen vetëm 3 pikë, ndaj pavarësisht fundit, nuk ka pse ta bëjmë dramë”, u shpreh trajneri i Manchester Unitedit.

Derbi i Manchesterit është planifikuar të luhet të dielën në orën 17:30, në ‘Old Trafford’, ndërsa do të transmetohet live në Supersport 1.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...