Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mourinho drejt rikthimit te Reali, por lojtarët nuk e duan!

E hëna mund të jetë dita e rikthimit të madh të Jose Mourinhos në stolin e Realit të Madridit. Florentino Perez po këmbëngul dhe ka arritur marrëveshjen me menaxherin e portugezit për të rikthyer Special One në stolin e Los Blancos. Me Zidane që nuk ka pranuar të marrë menjeherë drejtimin e skuadrës merengues, presidenti i Realit ka zgjedhur Mourinhon si pasues të Santiago Solarit, megjithatë që të zyrtarizohet rikthimi i luzitanit në Santiago Bernabeu pas plot 6 vitesh, duhet që Perez të bindë Sergio Ramosin me shokë, pasi raportet e kapitenit me Mourinhon nuk janë aspak të mira ndërkohë që edhe një pjesë e madhe e futbollistëve të Realit nuk e preferojnë ish trajnerin e Manchester United. Nëse zgjidhet edhe ky ngërç atëherë të hënën pritet të zyrtarizohet gjithçka me Special One që do të firmosë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon plus bonuset. Ndeshja e kësaj fundjave ndaj Valladolid do të jetë e fundit për Santiago Solarin në stolin e Los Blancos dhe si për ironi të fatit pikërisht ndaj Valladolid, Solari zhvilloi edhe ndeshjen e tij të parë në La Liga në stolin e skuadrës madrilene.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...