Roma është vënë në “gjurmët” e Memphis Depay. Mediet italiane bëjnë me dije se sulmuesi holandez, i cili ishte afër Juventusit në verë, është në prag të skadimit të kontratës me Barcelonën dhe pikërisht për këtë arsye Jose Mourinho dhe Tiago Pinto janë vënë në lëvizje.
Ideja e Romës do të ishte ta merrte atë ndoshta në huazim, tashmë në janar, për ta bërë sulmuesin të nënshkruajë një kontratë më të gjatë duke filluar nga vera e ardhshme, kur ai do të jetë i lirë nga çdo kufizim.
