Francesco Totti, rikthehet të flasë për Romën, klubit të cilit i dedikoi të gjithë karrierën e tij si futbollist. Legjenda verdhekuqe flet për gjithhçka, nga trajneri Jose Mourinho, te një rikthim i mundshëm në klub dhe për dyshen Dybala-Lukaku që i bën të gjithë të ëndërrojnë objektiva madhorë.
“Mendoj se Mourinho më kërkon te Roma, të paktën kështu ka thënë apo jo? Ose pastaj ju mediat keni sajuar ndonjë histori të kotë. Të presim dhe të shohim, ndoshta do të jem te Roma në sezonin e ardhshëm. Me Mourinhon shkëmbejmë shpesh mesazhe, mbi të gjitha është një njeri i madh. Pastaj si trajner dihet, është numri një.
Për të fituar duhen lojtarë, por edhe trajneri është tejet i rëndësishëm, është personi që motivon dhe udhëheq futbollistët. Kritikat ndaj Mourinhos? Le të flasin ata që nuk kanë fituar. Mourinho ka 24 trofe, një nga trajnerët me më shumë tituj, ndoshta më shumë se Ancelotti.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pesë ndryshimet e Shqipërisë në pesë ndeshjet e Sylvinhos si kuqezi
Dybala-Lukaku? Nuk i kemi parë ende të luajnë së bashku, por presim gjëra të mëdha. Duhet minimum të sigurojmë kualifikimin në Champions League, e kemi nisur pak keq kampionatin, por ka edhe shumë ndeshje.
Fanella me numrin 10? Dua ta sqaroj, Dybala e meriton atë numër. Por, unë nuk do t’ia dhuroja dikujt që do të qëndrojë dy, tre apo katër vite në skuadër. Nuk më duket e drejtë për atë që përfaqëson ai numër në historinë e Romës”, u shpreh Totti.
