Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mourinho: Finalja e Tiranës na ka kushtuar shtrenjtë, ja emrat që janë në dyshim

Jose Mourinho është një mjeshtër i finaleve dhe tashmë i la vënë syrin Conference Leagues, kompeticionit më të ri të UEFA-s, të cilin do të provojë ta fitojë të mërkurën e ardhshme në finalen e Tiranës, ndaj holandezëve të Feyenoord.

Portugezi shprehet se Roma ka vlerësuar maksimalisht këtë trofe dhe ka luajtur shumë ndeshje për të arritur deri këtu, të cilat padyshim kanë ndikuar në ecurinë dhe renditjen e verdhekuqve në kampionat.

“Është një kompeticion që e kemi vlerësuar shumë dhe kemi sakrifikuar për të arritur deri në finale, duke luajtur plot 15 ndeshje më shumë, ndaj në Tiranë dua të shpërblehemi me trofeun. Sa herë që shoh renditjen e kampionatit, mendja më shkon te gabimet e arbitrave dhe Conference League, ku kemi harxhuar shumë energji”, tha Mou.

Më pas portugezi ka analizuar edhe gjendjen e futbollistëve, duke zbuluar emrat që janë në dyshim për finalen e Tiranës, e planifikuar për të mërkurën e 25 majit.

“Para finales kemi Torinon dhe nuk mund t’i lëmë të gjithë pushim. Mkhitaryan dhe Zaniolo kanë pak shanse për të premten, por shpresoj t’i rikuperojmë për finalen. Thuajse i pamundur do të jetë rikuperimi i Smalling në mbrojtje, ashtu si edhe Karsdorp”, tha Mou.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...