Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mourinho: “Harrojeni” Tiranën, finalja luhet në Romë

Roma mori një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë ndaj Leicesterit në Angli dhe shtyu çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”.

Trajneri Jose Mourinho u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, teksa deklaroi se finalja e vërtetë e kompeticionit do të luhet javën e ardhshme në Romë, jo në Tiranë.

“Bëmë një ndeshje të mirë, duke presuar lart deri në momentin e golit. Më pas gabuam shumë topa në organizimin e sulmeve, por jemi të lumtur që do të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit. Finalja jonë do të jetë në Romë, në ndeshjen e kthimit dhe jo në Tiranë”, u shpreh portugezi.

Duke u ndalur te emrat e veçantë, Mou vlerësoi një nga lojtarët e tij dhe u mundua të parashikojë edhe mënyrën si do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Olimpico”.

“Skuadra është rritur dhe mund të them se 4-5 muaj më parë, do ta humbnim këtë ndeshje. Më pëlqeu shumë Zalewski, një lojtar interesant, i shpejtë dhe me grintë në krah. Në ndeshjen e kthimit pres një Leicester të vendosur më mbrapa, që do të provojë me topat në thellësi”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...