Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Mourinho hesht para finales, Abraham: E adhuroj Romën, në Tiranë festojmë ne

Roma fitoi 0-3 përballë Torinos, fitore e rëndësishme në aspektin moral përpara finales së Conference League ndaj Feyenoordit, që do të zhvillohet të mërkurën e 25 majit në “Air Albania”.

Jose Mourinho zgjodhi heshtjen pas triumfit në transfertë, ndërsa Tammy Abraham lëshoi mesazhe dashurie për klubin verdhekuq. Sulmuesi anglez realizoi dy gola, dhe tani numëron 17 gola në sezonin e parë në Serie A.

Do të kisha dashur të shënoja tre gola, por gjëja më e rëndësishme është fitorja. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm. Tani të fokusohemi te finalja e Conference League, jam më i karikuar se kurrë.

E dua këtë klub prej ditës së parë që erdha te Roma. Unë gjithmonë mundohem të ndihmoj skuadrën. Shpresoj ta mbyllim sezonin me trofe. Roma më ndihmoi të shfaq cilësitë e mia. Të shohim çfarë do ndodhë në të ardhmen, por zemra ime është këtu.

Finalja e Tiranës? Është një ëndërr e realizuar për Romën, për tifozët dhe për klubin. Shpresoj që të festojmë të mërkurën në mbrëmje”, deklaroi 24-vjeçari londinez, pika më e fortë e ekipit të Mourinhos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...