Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho i hap rrugën largimit të Ibrahimoviçit

Zlatan Ibrahimoviç duket se është në orët e fundit të aventurës së tij te Manchester United. Pas rikuperimit nga dëmtimi, gjiganti suedez nuk arriti të marrë vendin në formacion, për shkak të konkurrencës me Lukakun, që shikohet si titullar nga Mourinho.

Për më tepër, afrimi i Alexis Sanchez te ‘Djajtë e kuq’, mbyll edhe më tepër hapësirat e Ibrës në formacionin e Manchesterit. Pikërisht për këtë arsye, menaxheri i suedezit po negocion me amerikanët e LA Galaxy, për të transferuar Ibrën në kontinentin amerikan, gjatë merkatos së janarit.

I pyetur mbi mundësinë e largimit të Ibrës, Jose Mourinho i ka hapur rrugë këtij transferimi, duke thënë se nuk do t’a pengojë suedezin.

“Nëse Ibra dëshiron të largohet, është I lirë ta bëjë. Ne nuk kemi ndërmend ta pengojmë, për më tepër që është në vitet e fundit të karrierës. Gjithsesi, mesa di unë, ai dëshiron të rikuperohet plotësisht dhe të ndihmojë skuadrën”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...