Merkato

Mourinho “i prish punë” Interit, angazhohet për t’i ndryshuar mendjen brazilianit

Gleison Bremer është përzgjedhur si mbrojtësi më i mirë i sezonit në Serinë A, megjithatë sfida e djeshme ndaj Romës ishte edhe e fundit e tij me fanellën e Torinos, pasi shumë klube janë vënë në radhë për të blerë kartonin e brazilianit.

Në Itali mediat japin Interin si favorit për të marrë shërbimet e Bremer, me Marottën që ka nisur të punojë që në janar për këtë transferim, megjithatë së fundi edhe Jose Mourinho ka provuar t’u prishë punë zikaltërve.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, portugezi ka pyetur brazilianin se ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe në fund e ka mbyllur me një ftesë për t’iu bashkuar atij te Roma.

“E di ku do të luash sezonin tjetër?”, ishte pyetja e Mournhos, që mori një “Nuk e di” diplomatike nga Bremer dhe më pas nxitoi t’i thotë: Hajde te ne.

Tekniku portugez kërkon të rritë pretendimet me verdhekuqtë sezonin e ardhshëm dhe pikërisht për këtë arsye, do të kërkojë përforcime në të gjithë repartet, ndaj me Bremer do të përforconte ndjeshëm prapavijën.

Megjithatë merkato e verës nuk ka nisur ende dhe për mbrojtësin brazilian pritet të ketë një ankand të vërtetë, pasi klube italiane dhe jo vetëm, janë gati të paguajnë vlerën e kartonit të tij.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency