Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mourinho i thotë jo Portugalisë… Të paktën për momentin!

Te Roma mund të rrijnë të qetë. Jose Mourinho nuk ka ndër mend për momentin për të pranuar ftesën e Portugalisë ku do të donin ta shihnin trajner të kombëtares. Nuk është një derë e mbyllur, por një sinjal i qartë se diçka e tillë mund të bëhet vetëm pas mbylljes së sezonit dhe me një dëmshpërblim në favor të Romës.

Kontrata e Mourinhos me verdhekuqtë zgjat deri në vitin 2024 dhe Roma nuk ka ndër mend t’i lejojë të marrë njëkohësisht edhe detyrën e trajnerit të Kombëtares portugeze, siç kishin shpresuar në kampin luzitan pas shkarkimit të Fernando Santos. Mourinho te Roma merr 8 milionë euro neto në sezon, dhe në çdo rast pronarët nuk do ta linin të largohej pa një dëmshpërblim nga ana e Federatës portugeze.

Në të kaluarën e afërt gjithsesi Mourinho ka lënë të kuptohet synimin e tij, duke thënë se për momentin nuk është i interesuar për një rol si trajner i një kombëtareje, por pa e hedhur poshtë diçka të tillë për të ardhmen. Një e ardhme që mund të vendoset në qershor, me qetësi, por gjithmonë nëse federata portugeze do të jetë e vendosur për të bërë një investim të rëndësishëm me kohëzgjatje 4-vjeçare.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...