Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho i vetafrohet Interit, por zgjedhja e Marottas është Conte

Ndonjëherë ndodh që kujtimet të kthehen duke krijuar një mal nostalgjie dhe, me sa duket, i përfshirë nga kujtimet e për një nga skuadrat e tij më të dashura, 56-vjeçari portugez, Jose Mourinho, i është vetofruar presidentit të Interit Zhang me ndërmjetësinë e ish- presidentit Massimo Moratti.

9 vjet pas fitores së trefishtë me Interin, ndoshta Mourinho ka dashur të kthehej në një ambient të ngrohtë për të, por përgjigjja e drejtuesve aktualë zikaltër mësohet të ketë qenë e ftohtë, aq më shumë ajo e Marottas, që në rast të një lamtumire të nga trajneri Spalletti do të orientohej me të gjitha forcat drejt një tjetër emri si Antonio Contes.

Pas një bashkëpunimi trevjeçar tek Juventusi, marrëdhënia mes Marottas dhe Contes vijon të mbetet optimale, ndaj drejtuesi i Interit beson se ish-tekniku i Chelsea-t është kandidati i duhur për pasuar Spallettin. Në të njëjtën linjë mendimi duket të jetë edhe Zhang, që i ka lënë dorë të lirë administratorit të deleguar në vendimmarrje, përfshi edhe çështjen e stolit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...