Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho kategorik: S’ka shanse që De Gea të largohet

10. David De Gea – 22 milionë euro

Jose Mourinho e bën të qartë publikisht se portieri spanjoll, David De Gea, “nuk ka shanse”që të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës. Një tjetër ky për Realin e Madridit, që po planifikon të hidhet sërish në sulm për portierin e “La Rojas”, pasi Keylor Navas me gabimet e tij në Champions, nuk konsiderohet një “gardian” në lartësinë që kërkon emri i klubit “merengues”. Këtë deklaratë trajneri portugez e dha në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Arsenalin në Premier League.

De Gea ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në përfundim të sezonit të ardhshëm dhe nëse nuk arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Manchesterit për zgjatjen marrëveshjes mund të largohet pas pak më shumë se një viti me parametër zero. Mourinho beson se 27-vjeçari jo vetëm që do të qëndrojë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm, por do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë, për të mbyllur një herë e mirë zërat për largimin e tij te Reali i Madridit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...