Merkato

Mourinho kërkon Belottin, ja strategjia e Romës për merkaton

Prezantimi i Jose Mourinhos trajner i Romës do të ndodhë në fund të sezonit, gjithsesi ende nuk është përcaktuar një datë e saktë. Në Trigoria, është dhënë urdhër që të mos flitet për Mourinho deri në fund të këtij kampionati. Trajneri portugez e ka studiuar Romën për disa ditë, ai i ndoqi verdhekuqtë të enjten në mbrëmje, shijoi performancën dhe ishte i kënaqur me fitoren ndaj Manchester United, pavarësisht se eliminimi ishte vendosur që në ndeshjen e parë me “Djajtë e Kuq”. “Special One” mbajti shënime dhe pati disa kontakte.

Te Roma ka shumë lojtarë të tepërt, për të cilët drejtori sportive, Tiago Pinto, duhet të vendosë (përveç atyre që u skadon kontrata). Ata janë Juan Jesus, Mirante dhe Bruno Peres. Për Mkhitaryan janë përmbushur kushtet për rinovimin e kontratës, por me ardhjen e Mourinhos, konfirmimi i tij është përsëri në diskutim. Për të ndërtuar ekipin e duhur për trajnerin e ri, kërkohet një sulmues qendror, një portier, një “playmaker” dhe një mbrojtës anësor.

Kandidatura e Belottit mbetet e gjallë, sulmuesin e Torinos Mou e dëshironte edhe tek Tottenhami. Ardhja e trajnerit portugez mund të favorizojë blerjen e kapitenit të skuadrës “granata”. Kontrata e tij me Torinon përfundon në vitin 2022. Deri më tani Belotti nuk ka dashur të negociojë rinovimin e kontratës me Torinon, edhe pse presidenti Cairo vazhdon ta konsiderojë atë të pashitshëm. Blerja e tij mund të bëhet vetëm brenda mundësive të buxhetit në dispozicion të Tiago Pintos. Hyrja në merkato për një sulmues tjetër, nuk i mbyll dyert Xhekos, i cili mund të qëndrojë. Së shpejti do të flitet për të ardhmen e tij.

Për mesfushën, Mourinho pëlqen shumë serbin Matic, të cilin e ka patur nën urdhrat e tij te Manchester United. Ëndrra për portën është de Gea, por kushton shumë dhe ka një pagë shumë të lartë. Renato Sanches është gjithashtu i pëlqyer për rolin e mesfushorit. Tiago Pinto e ka ndjekur në vazhdimësi para se të bindte Mourinhon. Mesfushori portugez, që aktivizohet te Lille, është një nga lojtarët e shumtë të kontrolluar nga Mendes, menaxheri i fuqishëm portugez që luajti një rol themelor në zbarkimin e “Special One” në kryeqytetin italian.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency