Shtypi italian raporton se José Mourinho dëshiron të bisedojë me pronarët e Romës, Dan dhe Ryan Friedkin, për të diskutuar mbi planet e së ardhmes.
Ka pasur raportime se José Mourinho mund të largohet në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024.
Sipas “Il Messagero”, trajneri portugez do të jetë në dispozicion për të përmbushur plotësisht kontratën e tij, por kërkon që të sqarohen disa aspekte.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Trajnerit portugez i pëlqen atmosfera në klub dhe mbështetja nga tifozët, por ai kërkon më shumë përpjekje nga pronarët në aspektin e blerjeve për të rritur cilësinë e skuadrës.
