Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho komenton kalimin e Sarrit te Chelsea

Në një intervistë për mediat angleze, Jose Mourinho është ndalur të flasë edhe për Maurizio Sarrin, që prej pak ditësh ka marrë drejtimin e Chelseat. Portugezi ka pranaur se nuk e njeh Sarrin personalisht, por se e kishte ndjekur punën e tij te Napoli, gjatë sezoneve të fundit.

“Sarrin nuk e njoh personalisht, pasi kur isha te Interi, ai nuk stërviste në Serinë A. Gjithsesi e kam ndjekur Napolin e tij dhe mund të them se ka bërë një punë mjaft të mirë”, deklaroi portugezi.

Jose Mourinho ka drejtuar dy herë në periudha të ndryshme Chelsean dhe e njeh mjaft mirë ambientin londinez. Trajneri aktual i Manchester United shprehu bindjen se edhe Sarri do të arrijë të bëjë mirë me “blutë” e Londrës, ndërsa lavdëroi edhe Premier Leaguen.

“Kampionati anglez është më i forti në botë dhe të gjithë trajnerët e mëdhenj duan të vijnë këtu, të drejtojnë. Unë besoj se Sarri do të bëjë një punë mjaft të mirë te Chelsea dhe këtë e them bazuar edhe te organika që ka në dispozicion”, u shpreh Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...