Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho konfirmon dëmtimin e Kumbullës: Ja me cilin e zëvendësojmë

Mourinho në telashe para Interit
Mourinho në telashe para Interit

Në sprintin final të kampionatit, Romën vijon ta ndjekë fati i keq i dëmtimeve, teksa mbrëmjen e të shtunës ishte mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili u ndal në minutën e 15′ të ndeshjes me Milanin.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe praktikisht sezoni i tij ka përfunduar, pasi dëmtime të ngjashme marrin 5-7 muaj për rikuperimin e plotë.

Këtë e pranon edhe trajneri Jose Mourinho, që mundohet ta marrë lehtë situatën, teksa me humor thotë se Kumbullën do ta zëvendësojë me një mbrojtëse nga skuadra e femrave të Romës.

“Jemi pa fat dhe tani i dëmtua edhe Kumbulla, që me 100% nuk do ta shoh më në fushë këtë sezon. Dua të uroj skuadrën e femrave të Romës për titullin dhe ndoshta kanë ndonjë mbrojtëse që ta marrim ne në ekip, pasi jemi në emergjencë”, tha Mourinho.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...