Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho kritikon kolegët: Nëse nuk doni të luani, rrini në shtëpi dhe shikoni Bundesligën

Në Angli debati për rifillimin apo jo të Premier Leagues po bëhet gjithnjë e më i zjarrtë, ndonëse qeveria angleze dhe Federata e Futbollit kanë dhënë miratimin që skuadrat të zbresin në fushë që prej fillimit të muajit qershor dhe tani ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm data.

Megjithatë numri i skeptikëve për të rinisur kampionatin është i shumtë dhe është rritur edhe më, pasi trajnerëve dhe futbollistëve u është kërkuar të firmosin një deklaratë se marrin përsipër riskun që ndonjë prej familjarëve mund t’u sëmuret nga Covid-19.

Por në një video-konferencë me të gjithë trajnerët e klubeve të kampionatit anglez, ka qenë portugezi Jose Mourinho ai që ka kritikuar më ashpër zërat kundër vazhdimit të sezonit, duke u kujtuar se këtë fundjavë do të rinisë Bundesliga.

“Nëse nuk doni të luani, rrini në shtëpi dhe shikoni Bundesligën”, ka deklaruar Mourinho, ndërsa fjalët e tij kanë bërë që të përfundojë në kopertinat e mediave angleze, por tekniku portugez ka një tjetër shqetësim.

A ka shtuar se është pro vazhdimit të kampionatit, por jo kaq shpejt sa duan ta bëjnë këtë Premier League dhe Federata Angleze, sepse ndërprerja për më shumë se dy muaj, nuk është e lehtë të rikuperohet brenda 3-4 javësh.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë për ndërprerjen përfundimtare të futbollit, thjesht kam kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur. Futbollistët kanë më tepër se dy muaj pa aktivitet dhe me një stërvitje skarco si kjo që po bëjmë, duke ruajtur distancimin social, do të jetë e pamundur të rikuperojmë formën brenda 2-3 javëve. Thjesht kam kërkuar më shumë kohë për përgatitjen”, tha tekniku i Tottenhamit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...