Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho kritikon “legjendat” e Manchester United

Ata ishin të parët që kritikuan pa frerë punën e bërë nga Jose Mourinho në stolin e Manchester United, të parët që kërkuan “gijotinën” publike për trajnerin e “Djajve të kuq” që në vështirësitë e fillimit.

Me shkarkimin e bujshëm të para pak muajve të teknikut luzitan, ky i fundit nuk i kurseu sulmet ndaj dy legjendave të “Old Trafford”, Paul Scholes dhe Gary Neville, opinionistë nga ekrani i vogël për platformat më të njohura sportive. Sipas Mourinhos, të dy ish-lojtarët e kanë provuar edhe vet të jenë trajnerë dhe kanë dështuar në çdo aspekt.

“Është totalisht diçka tjetër, kur je përpara televizorit dhe analizon një ndeshje, duke dhënë opsione sesi të jetë formacioni. Këto vendime, kur je në pankinë, a mund të merren me të njëjtën qetësi, të jesh analist i zoti, të lexosh lojën dhe të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të përballuar presionin?”, pyeti me ironi Mourinho.

“Ata e kanë provuar të jenë trajnerë dhe në më pak se dy muaj u kanë thënë mirupafshim klubeve”, tha Mourinho, që u shkarkua në dhjetor nga Manchester United. Në sulmin e tij ishin Neville, që u shkarkua pa asnjë rezultat nga Valencia në vitin 2016, e Paul Scholes, që mbijetoi vetëm një muaj në stolin e Oldhamit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...