Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho kthehet me kërkesa të Reali, tek Interi duhet të tremben

Pas shkarkimit nga stoli i Manchester United nisën menjëherë zërat rreth së ardhmes se Jose Mourinhos. Në Angli janë të bindur, “Special one” po bëhet gati për t’u kthyer te Reali i Madridit dhe, nëse kjo ndodh, ai ka gati edhe kërkesat sa i përket merkatos.

“Mbretërorët” janë në vështirësi, çdo gjë duket sikur flet kundër tyre: rezultatet, loja dhe forma e dobët që po kalojnë disa prej atyre që vetëm një vit më parë gëzon një formë të shkëlqyer. “Los Blancos” do të bëjnë ndryshime rrënjësore, në staf dhe lojtarë. Pozitat e trajnerit aktual Santiago Solari janë lëkundur së tepërmi ditët e fundit. Presidenti i Realit, Florentino Perez, po bën çmos që portugezi të pranojë ofertën e tij. Numri një i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht Mourinhon dhe ardhja e tij po tentohet të realizohet që na janar.
Nëse kjo nuk realizohet, atëherë me shumë gjasa në verë ky operacion duket plotësisht i mundshëm. Dy kërkesat e portugezit i janë paraqitur presidentit Perez, Icardi dhe Skriniar. Reali i ri do të nisë pikërisht me këta dy emra.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...