Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Mourinho lartëson autorin e golit: Është i pjekur si një 30-vjeçar

Roma triumfoi 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa Leagues përballë Levekusenit me gol të të riut Bove, rezultat që i jep një lloj epërsie skuadrës verdhekuqe në ndeshjen e kthimit. Trajneri i Romës, Jose Mourinho, rezervoi fjalët më të mira për ekipin e tij.

“Merita është e djemve, për këtë mentalitet dhe dëshirë që kanë. Ata kanë një ndjenjë të lartë përgjegjësie për të bërë gjithçka dhe për të lumturuar tifozët. Para ndeshjes, ne patëm momente të shkëlqyera, njerëzit në rrugë na treguan aq shumë mbështetje. Edhe një person si unë përfshihet emocionaisht, djemtë dhanë një përgjigje të madhe”, deklaroi pas ndeshjes trajneri portugez.

“Nuk ishte një sfidë e lehtë, nga pikëpamja mendore ishte e vështirë. Të luash kundër Leverkusenit dhe të qëndrosh i fokusuar nuk është e lehtë. Ishte emocionalisht e vështirë,” vijoi luzitani, duke vlerësuar autorin e golit të vetëm të ndeshjes:

Lexo edhe:

“Ai ka të gjithë familjen pas tij, ka më shumë se Mourinho, sepse është i sjellshëm, stërvitet në mënyrë të përkryer dhe është i zgjuar. Bove duket si një profesionist 30-vjeçar (është vetëm 20 vjeç), vitin e kaluar luajti disa minuta dhe këtë vit është rritur shumë. Unë bëra punën time, e ndihmova të rritet.”

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...