“Mourinho mjeshtër i finaleve”, Sneijder: Ndikon në kokën e futbollistëve!

Më datë 25 maj, vëmendja do të jetë e gjitha e përqëndruar në Tiranë teksa stadium Air Albania do të hapë dyert për finalen e Conference League mes Feyenoord dhe Romës. Interesi për këtë sfidë është tejet i lartë nisur nga fakti se të dyja klubet kanë një histori për t’u respektuar ndërsa një aspekt plus është edhe Jose Mourinho, një emër prestigjioz që në këtë rast është në drejtim të skuadrës italiane. Tekniku luzitan pritet të jetë një nga avantazhet më të mëdha të Romës në këtë finale, duke qenë se portugezi të tilla ndeshje di si ti fitojë. Këtu e vendos theksin edhe një si Ëesley Sneijder me ish-futbollistin holandez që e njeh mirë Mourinhon prej kohës kur punonin së bashku tek Inter. Sneijder thekson se Mourinho është një mjeshtër kur vjen pun ate finalet pasi di të ndikojë në psikologjinë e lojtarëve më mirë se askush tjetër.
“Ndeshja ndaj Feyenoord është një finale, ndaj është atmosfera e duhur për një trajner si Mourinho i cili di të ndikojë në psikologjinë e një lojtari më mirë se gjithë të tjerët. Mourinho i ka fituar të gjitha finalet, ju mendoni se kjo është rastësi? Si mendoni se fitoi finalen e Madridit kur Interi u përball me Bayern Munich? Ai ia doli të na mbante të relaksuar para finales, por kam dëgjuar se me Romën e ka pasur pak të vështirë ta bëj këtë. Mbaj mend që një ditë para finales së Madridit na mësoi se finalet nuk humben sepse është një shenjë që mbetet për të gjithë jetën. Një finale duhet vetëm të fitohet, nuk ka rëndësi se si. Këtë e mësova dy muaj më vonë kur humba finalen në Kupën e Botës ndaj Spanjës. Mourinho kishte aftësinë të na dhuronte një mentalitet fituesi përballë një klubi si Bayern Munich”.
Po a është Roma favorite në finalen ndaj Feyenoord? “Feyenoord luan shumë mirë sidomos në sulm dhe ka lojtarë interesant, por aspekti psikologjik në të tilla ndeshje është vendimtar. Mua më erdhi për të qeshur kur Mourinho u shpreh se Feyenoord ka pasur më shumë kohë për të pushuar se Roma. Edhe në vitin 2017, me Manchester United ishte i nervozuar sepse Ajax kishte 12 ditë më shumë kohë për të përgatitur finalen e Europa League, por kjo është një lojë psikologjike. Në këtë formë, i jep mesazhin futbollistëve sa e padrejtë është situata dhe i bën ata që të “luftojnë” kundër kësaj. Mourinho është një mjeshtër, bën rregullat e veta dhe futbollistët e adhurojnë këtë”, u shpreh holandezi.
