Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho: Napolin e uroj për titullin, Zaniolos i doli fjala ime

Mourinho
Mourinho

Në prag të transfertës me Napolin, Jose Mourinho ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur jo vetëm për ndeshjen, por edhe për situatën me Zaniolon dhe të tjerë futbollistë verdhekuq në këtë periudhë merkatoje.

Napoli – Dua ta uroj për fitimin e skudetos. Ata janë kampionë tashmë, me meritën e tyre, por edhe me dobësitë e Interit dhe Milanit, që nuk janë treguar shumë bindëse dhe të qëndrueshme. Ne do të shkojmë në Napoli për të fituar, por e dimë që ata janë kampionët tashmë.

Zaniolo – Ka një muaj që thotë se do të largohet nga Roma, por në fund doli fjala, ime, që do të mbetet këtu. Për momentin nuk është gati dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Do të grumbulloj vetëm futbollistë që janë gati të luftojnë bashkë me shokët, për tifozët.

Lexo edhe</h2?

Shomurodov – Shpresoj të bëjë mirë në huazim dhe të rikthehet i fortë, ashtu si të gjithë e njohim. Për momentin nuk po gjente hapësira dhe nuk ishte normale që të rrinte në stol.

Karsdorp – Është i dëmtuar, por po stërvitet me ne. Do të qëndrojë jashtë, deri sa ai dëshiron që të qëndrojë jashtë.

Forca e kundërshtarit – Napoli ka shumë futbollistë të fortë dhe njërin prej tyre e doja te Tottenhami. Bëhet fjalë për mbrojtësin Kim Min Jae. Megjithatë ata nuk kanë asnjë si Dybala.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...