Interi mori një tjetër fitore, këtë herë ndaj Romës në “Olimpico” me rezultatin 0-2, duke hedhur një tjetër hap drejt sigurimit të një vendi në zonën Champions të renditjes.
Trajneri Jose Mourinho pranoi zhgënjimin për humbjen, megjithatë nuk ngurroi të komplimentojë të tijtë për paraqitjen në fushë dhe të ndezë polemikat për golin e parë të zikaltërve.
Lexo edhe:
- Mourinho ndez polemikat për golin e parë të Interit: Ishte një pozicion jashtë loje
- Momente frike tek ekipi i ish-trajnerit të Partizanit, sulmohet nga ultrasit
- Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi
- Gol, fitore dhe dy rekorde! Momo Salah në historinë e Liverpoolit
“Jam shumë krenar për djemtë dhe ndihem i emocionuar ta them këtë. Bëmë maksimumin të gjithë, edhe me një këmbë, duke luftuar deri në vërshëllimën finale. Na mposhti Interi që ka një organikë fantastike, ndërsa ne vuajmë mungesat. Më pas goli i parë ishte pozicion i dukshëm jashtë loje dhe i dyti një gabim individual”, tha trajneri portugez.
