Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho: Në janar nuk mund të bëjmë atë që duam, me grupin e plotë jemi shumë të fortë

Kalendar ferri për Romën, pesë ndeshjet e radhës vendosin fatin e sezonit
Kalendar ferri për Romën, pesë ndeshjet e radhës vendosin fatin e sezonit

Trajneri i Roma-s, Jose Mourinho shijoi fitoren ndaj Napoli-t dhe theksoi se kjo sfidë i ndryshoi atij personalisht dhe të gjithë ekipit festën e Krishtlindjeve.

Në prononcimin për mediet pas fitores 2-0, portugezi u shpreh se që në 10 minutëshin e parë e ndjeu që skuadrën e tij do të kishte sukses në këtë përballje.

Lexoni edhe:

“Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ju. Ndeshja e fundit para Krishtlindjeve na ndryshon Krishtlindjet. Menjëherë pas 5-10 minutash lojë pata ndjesinë se Roma do ta fitonte ndeshjen. Bëmë një lojë të shkëlqyer edhe me 11 kundër 11. Pastaj me 10 veta shfrytëzuam avantazhin. Ishte një fitore e merituar”-deklaroi “The Special One”.

Teksa i pyetur për merkaton e dimrit, tekniku i Romës u shpreh se në këtë moment ndoshta nuk mund të marrin lojtarët që duan.

“Për tregun e transferimeve, ajo që mund të bëjmë në janar nuk është ajo që duam”-shtoi Mourinho.

Duke folur për synimet e sezonit, trajneri shtoi se nëse ekipi i tij nuk do të kishte problemet fizike që ka hasur, atëherë vendi i katërt do të ishte lehtësisht i arritshëm.

“Nuk është një kritikë, ne kemi një grup lojtarësh që kanë një dosje mjekësore kritike. Nëse jemi të gjithë bashkë, mendoj që mund të luftojmë me të gjithë për vendin e katërt. Pastaj kemi edhe vështirësi në Fair Play-it Financiar, prandaj nuk më pëlqen të flas për qëllime. Pa Smalling, Renato Sanches dhe Dybala nuk jemi një skuadër shumë e fortë.”-tha ndër të tjera Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...