Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho nostalgjik: Si e shndërrova në një makineri perfekte, Interin e tripletës

Jose Mourinho vijon të jetë i papunë dhe duket se edhe këtë verë vështirë se do të ulet në stoli ne ndonjë skuadre, pasi “big”-ët e Europës e kanë zgjidhur çështjen e pankinës tashmë.

Megjithatë portugezi vijon të zërë faqet e para të mediave me intervistat e vazhdueshme që jep, teksa këtë herë është rikthyer të tregojë eksperiencën e tij me Interin, ku fitoi gjithçka në sezonin 2009-2010.

“Kur erdha te Interi më thanë që të vijoja të ruaja dominimin në Itali dhe të përmirësoja performancën në Ligën e Kampionëve. Ky i fundit është një kompeticion shumë i vështirë, pasi në fazën me eliminim është gjithçka e paparashikueshme dhe ka kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë në vitin e parë ne fituam titullin kampion dhe u eliminuam nga Manchester United. Në fund të sezonit, unë bëra një raport, ku përshkrova me detaje pikat ku duhet të përforcoheshim dhe arritëm të bëjmë një merkato spektakolare”, tregoi portugezi.

Më pas “Special One” është futur në detaje, duke treguar se si arriti të shndërrojë Interin e asaj kohe, në një skuadër të pathyeshme, teksa pranoi se holandezi Wesley Sneijder ka qenë fondamental në projektin e atij sezoni.

“Kishim mbrojtës shumë të fortë dhe me eksperiencë, por na duhej një emër tjetër, për të provuar të vendoseshim rreth 20 metra më lart dhe për të rritur presingun. Kërkuam me ngulm William Carvalhon, por Chelsea rezistoi dhe sapo doli në skenë emri i Lucios, u hodhëm direkt në sulm. Braziliani ishte më pak teknik se Carvalho, por shumë i shpejtë dhe na lejonte të vendoseshim më përpara. Në mesfushë kishim emra të jashtëzakonshëm si Stankoviç, Muntari, Zanetti e Thiago Motta, por na duhej dikush që të përmirësonte qarkullimin e topit. Duhet të mbanim më gjatë topin nën kontroll dhe morëm Sneijder, që u shndërrua në njeriu fondamental për lojën tonë. Sa i përket sulmit, humbëm Ibrën, por morëm Eto’o dhe Milito, impakti i të cilëve ishte i menjëhershëm dhe arritëm të ndërtojmë një ekip që fitoi gjithçka në fushë”, tregon Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...