Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mourinho nuk e grumbulloi për ndeshjen me Torinon, “tradhtari” merr para kohe pushimet

Deklarata e fortë e José Mourinhos pas barazimit me Salernitanën, se kishte “një tradhtar në skuadër”, u shoqërua 24 orë më pas me zbulimin e emrit të futbollistit. Bëhej fjalë për holandezin Karsdorp, të cilit trajneri luzitan i kishte kërkuar të gjente një skuadër tjetër në janar.

27-vjeçari, nuk u grumbullua nga Mourinho për përballjen me Torinon, çka vërteton atë që zbuloi media, pra që futbollisti “tradhtar” ishte Karsdorp.

Futbollisti, pas këtij vendimi, është larguar me familjen e tij drejt Holandës, duke u paraprirë pushimeve që Mourinho kishte planifikuar t’i jepte skuadrës së tij gjatë Kupës e Botës.

Menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, deklaroi se “duhet të vendosim Romën dhe interesat e saj mbi të gjitha. Ne vendosëm që gjëja më e mirë për të gjithë ishte që ai të mos ishte në ndeshjen me Torinon”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...