Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho: Nuk rinovoj dhe nuk shkoj te PSG-ja

Jose Mourinho ka qartësuar zërat rreth të ardhmes së tij, që duhet thënë se ishin vërtetë kontradiktore.

Shumë prej tyre lajmëronin se portugezi po punon për një rinovim 5-vejçar të kontratës me Manchester United, ndërsa të tjerë theksonin një interesim të PSG-së, për t’i besuar drejtimin e klubit Mourinhos.

Gjithsesi, vetë portugezi ka qartësuar se anjë prej opsioneve nuk është i saktë, ndërsa ka theksuar se do të respektojë kontratën me ‘Djatjë e kuq’.

“Nuk do të rinovoj me Manchesterin, sepse jemi në 2017-ën dhe kontrata ime me ta përfundon më 2019-ën. Jemi ende shumë larg, por nuk besoj se do të qendroj përjetësisht këtu. Dua të drejtoj edhe për 15 vite të tjera, por jo në të njëjtin klub, sepse nuk e imagjinoj të bëhem si Wenger. Edhe në lidhje me zërat që lidhin të ardhmen time me Paris Saint Germain, mund të them se janë tërësisht të pavërteta. Siç e thashë, kam një kontratë me Manchesterin deri më 2019-ën dhe jam i prirur ta respektoj atë”, qartësoi portugezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...