Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mourinho për Ronaldon: Është rast studimi, kur të jetë 50 vjeç…

Real Madrid's Portuguese coach Jose Mour...Real Madrid's Portuguese coach Jose Mourinho (L) gives instructions to Real Madrid's Portuguese forward Cristiano Ronaldo (R) during the Spanish league football match Real Madrid CF vs Villarreal CF on January 9, 2011 at Santiago Bernabeu stadium in Madrid. Real Madrid won 4-2. AFP PHOTO/ PEDRO ARMESTRE (Photo credit should read PEDRO ARMESTRE/AFP/Getty Images)

Pas rekordit të radhës të Cristiano Ronaldos, që të martën me “pokerin” e tij ndaj Lituanisë u bë golashënuesi më i mirë në kualifikueset europiane, me 25 finalizime, 2 më shumë se Robbie Keane, “Ylli” portugez meritoi lëvdatat e Jose Moruinhos, me të cilin ka punuar për shumë vite në radhët e Real Madridit. Sipas trajnerit luzitan, CR7, tashmë në moshën 34-vjeçare, është një rast studimi për cilësitë e tij fizike dhe psikologjike.

“Ronaldo nuk më befason me ato që bën. Është 34 vjeç, vazhdon të luajë në nivel shumë të lartë dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij dhe për sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri”, – deklaroi Mourinho për kanalin televiziv spanjoll 11.

Ronaldo ka luajtur 164 ndeshje nën drejtimin e Mourinhos te Real Madridit, duke shënuar 168 gola dhe shërbyer në 49 raste për gol.

“Reali ka qenë përvoja më e madhe në karrierën time për mësimet që më ka dhënë për karrierën dhe jetën. Filozofia e Realit përshtatej me timen. Nga ana tjetër ishte Barcelona, skuadra më e fortë në botë. Nuk e lejuam Barçën që të na shtypte, ndaj them se finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla” ishte më e rëndësishmja. Pas këtij takimi, asgjë nuk qe si më parë. Për fat të keq, nuk arritëm të shkonim më larg se gjysmëfinalja e Championsit.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...