Europa League

Mourinho për Supersport: Ishte një ndeshje e hapur, ja për çfarë më vjen keq…

SuperSport solli për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ekskluzivisht sfidën mes Shkëndijës dhe Tottenhamit, ndërsa në përfundim të ndeshjes, trajneri i mirënjohur portugez Jose Mourinho dha edhe një intervistë për mikrofonin e Digitalb.

Sa e vështirë ishte ndeshja sot?
Ishte një ndeshje e vështirë dhe e hapur gjatë gjatë gjithë kohës. Për një moment mendova se ndeshja mund të shkonte edhe në shtesë, ndaj provova t’i mbaj të karikuar lojtarët vazhdimisht. Ndeshja u mbyll vetëm pas golit të tretë tonë.

Më e vështirë sot, apo një javë më parë në Bullgari ndaj Lokomotivës së Plovdivit?
Kur bëjmë ne presing, Lokomotiva ishte më e vështirë, pasi rreshtohej shumë mirë mbrapa, por kur ne lëmë kundërshtarin të luajë, atëherë Shkëndija dinte të dilte mirë në sulm dhe kishin një nivel të mirë teknik.

Si është të drejtosh skuadra në nivele të tilla, pas dy dekadash trajner në nivele të larta?
Nuk është aspak problem për mua që të luajmë këtu, pasi nga këtu mund të shkojmë shumë përpara, por ajo që nuk më pëlqen dhe më vjen keq, është të luajmë në një stadium bosh. Gjithsesi jetojmë në kohë të vështira, Na kanë pritur mirë këtu dhe kam vënë re që kundërshtarët, përveç kënaqësisë që po luanin me Tottenhamin, ndiheshin edhe pak të pafat, pasi nëse do të kishin një skuadër tjetër, mund ta kalonin.

Më e vështirë të fitoni në Premier League këtë sezon, apo në Europa League?
Në kampionatin anglez përballemi me 4-5 skuadra shumë të mira, nga më të fortat në botë dhe do të jetë një garë shumë e vështirë. Edhe në Europa League do të përballemi me kundërshtarë të ndryshëm, italianë, spanjollë, etj. Unë e kam fituar Europa Leaguen në të dy rastet kur kam marrë pjesë dhe pse jo, ta fitoj edhe një herë të tretë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency