Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Mourinho: Prisnim më shumë nga Portugalia, por është një skuadër e re

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka analizuar së fundmi ecurinë e kombëtares së vendit ë tij, Portugalisë, në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Në një prononcim për mediet, Mourinho theksoi se priste më shumë nga Portugalia, por shton se kjo kombëtare ka një ekip të ri.

Lexo edhe:

“Potenciali i skuadrës ishte shumë i lartë. E parashikova gabim kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritët. Portugalia nuk ishte një skuadër e madhe, edhe pse arriti në çerekfinale. Ne prisnim më mirë. Isha në stadium para fillimit të Kampionatit Europian, për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Kroacisë në miqësore dhe nuk pata një ndjenjë të mirë. Nuk ndjeva emocione të mëdha. Gjatë turneut skuadra vazhdoi të ecë përpara, por pa bindur. Por në momentin e së vërtetës, Portugalia nuk ishte një nga skuadrat më të forta. Megjithatë duhet thënë se është një skuadër e re, përveç dy veteranëve, Pepe dhe Ronaldo-s është një ekip që ka të ardhme përpara. Kupa e Botës është pranë nesh”-deklaroi Mourinho.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....